Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Azerbajxhan, ku ka adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  ndodhet në Azerbajxhan, ku ka adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit. Në një diskutim për projektet e përbashkëta në fushën e energjisë, Rama u shpreh se për Shqipërinë, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore. Duke folur për betejën në Evropë për sigurimin e gazit në nevojshëm, kreu i qeverisë shtoi se Korridori Jugor do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese dhe të sigurta. Korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtare. Kjo përvojë e re do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera dhe vërtetë kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, me një format, i cili vetëm shton dëshirën dhe mundësitë që ofron.  Në agjendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Të orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Sot, Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme. Për ne, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …