Kryetari amerikan Joe Biden deklaroi se do të punojnë pa ndërprerje për të siguruar armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës që do të zgjasë të paktën 6 javë. Biden, i cili u kritikua ashpër sidomos nga arabët dhe myslimanët amerikanë për mbështetjen e fuqishme ndaj Izraelit, ka bërë një deklaratë me shkrim me rastin e Ramazanit. Duke thënë se ai feston ditët e shenjta të të gjithë myslimanëve, Biden tha se është “i vetëdijshëm për vuajtjet në Gaza”. “Lufta në Gaza solli vuajtje të tmerrshme për popullin palestinez. Më shumë se 30 mijë palestinezë, kryesisht civilë u vranë, përfshirë mijëra fëmijë”, tha ai. Biden tha se mbi 2 milionë palestinezë janë zhvendosur dhe se këta njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë të pastër, ilaçe dhe strehim. Duke kujtuar se Amerika ka ndërmarrë veprime për ndërtimin e një porti të përkohshëm në bregun e Gazës, Biden shtoi se do të përpiqen t’i dërgojnë Gazës të gjitha llojet e ndihmave nga ajri, toka dhe deti. Ne do të punojmë pa ndërprerje për të siguruar armëpushim të menjëhershëm që do të zgjasë për të paktën 6 javë, si pjesë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve”, tha kryetari amerikan, Xho Bajden.
Kontrolloni gjithashtu
Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
