Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, konsideron se Kosova duhet të dëgjojë më shumë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, Begaj ka theksuar se çdo vendim të rëndësishëm që Kosova duhet të marrë, do të duhej ta konsultonte paraprakisht me partnerët e saj strategjikë. Shqipëria është e vogël, por kontributi në politikën e jashtme është i madh, sidomos në rajon, ku është një faktor kontribuues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht Kosova është një pjesë jona, jemi një komb, dy shtete. Është interesi më madhor i Shqipërisë është detyrim kushtetues të interesohemi për Kosovën, pasi integriteti dhe sovraniteti i saj është i padiskutueshëm. Është fat i madh që në Kosovë kemi edhe KFOR-in që garanton sigurinë, kufirin e Kosovës, por çdo vendim që Kosova duhet të marrë, për të zbatuar detyrimet që i takojnë si shtet, do të ishte mirë të bëheshin me këshillimin dhe marrjen e pëlqimit dhe të dëgjonin më shumë këshillat e marra nga SHBA dhe BE saktësoi, kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e …