Besnik Tahiri: Albin Kurti po i bën favor Aleksandër Vuçiqit

Tahiri: Aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës do të shqyrtohet më 27 mars

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës, do të shqyrtohet më 27 mars. “Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës”, ka shkruar deputeti, Besnik Tahiri. Ai po e realizon një vizitë në Paris për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Këtë vizitë në Parisë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po e realizon në cilësinë e anëtarit në Komitetin për barazi dhe jo-diskriminim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …