Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252 mijë euro

Qeveria e Kosovës në mbledhjen  e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 252 mijë  euro për procesin e votimit për, apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Po  ashtu, Qeveri votoi pro miratimit të nismës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amandamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvend, me Ligjin  për anëtarësimin në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore,  të shpallur me dekretin presidencial.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …