leoni

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Opozita shqiptare ndanë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe sulmon mediat e gazetarët

Opozita shqiptare më në fund e ka kuptuar se më 24 prill dhe më 8 maj do të pësojë humbje të thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nëse deri më tani fajin për humbje nga BDI ia hidhnin njëri-tjetrit, tani akuzojnë edhe mediat dhe gazetarët nga Shqipëria dhe Kosova. Madje, duke shpifur se janë shitur  për të mbrojtur BDI-në dhe akuzuar opozitën. Adnan Azizi, Sekretari Organizativ i Lëvizjes Besa dhe eksponent i lartë i opozitës shqiptare shpif se “BDI po shpenzon miliona euro, para nga taksat e qytetarëve për të korruptuar analistë dhe gazetarë nga Kosova e Shqipëria, për të blerë mediumet vendore, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë nga humbja katastrofale që do i ndodh më 8 maj”.

Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të thellë ndjek shpifjet dhe akuzat e pabaza ndaj çdonjërit që mendon ndryshe nga opozita, ndërsa fton të njëjtit të mos involvojnë struktura, personalitete, gazetarë dhe media nga Shqipëria dhe Kosova në fushatën parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe mos të ofendojnë media dhe gazetarë. Njëkohësisht informojmë opinionin se Bashkimi Demokratik për Integrim respekton fjalën e lirë, pasi vlerësojmë se korrektori kryesor demokratik i pushtetit është media e lirë dhe e pavarur që e thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. I bëjmë me dije opozitës që, duke shpif për media dhe gazetarë shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, nuk i bën nder askujt përveç shefave me qendër në Moskë dhe Beograd. Lufta hibride e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën tashmë po kalon çdo parashikim për fushatë të pistë të opozitës, andaj i bëjmë thirrje opinionit të verifikojnë çdo lajm dhe informatë që vjen nga i ashtuquajturi “Koalicioni Vlen”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …