Abelard Tahiri

PDK-ja ka paraqitur kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, në Kuvend, ku do të diskutohet lidhur me kontratat njëburimore

 Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paraqitur kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme, në Kuvend, ku do të diskutohet propozimi për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për kontratat njëburimore. Ai bëri të ditur se kjo seancë është parashikuar të mbahet të enjten dhe synon ta rishqyrtojë propozimin e grupit parlamentar të PDK-së për themelimin e këtij komisioni hetimor. Tahiri akuzoi qeverinë e Albin Kurtit për keqpërdorimin e mbi 150 milionë eurove të taksave të qytetarëve nëpërmjet kontratave njëburimore. Ai theksoi se çdo përpjekje për të bllokuar ose refuzuar themelimin e këtij komisioni hetimor është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën”. Abelard Tahiri u ka  bërë thirrje deputetëve për mbështetje të shumicës parlamentare, lidhur me themelimin e komisionit hetimor, duke theksuar hetimin e tillë si një domosdoshmëri për llogaridhënien e pushtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …