Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Elbert Krasniqi dhe kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi pritet të realizohen këto projekte:
1. Ndërtimi i rrugëve në qytet: Rrugët “Ibrahim Rugova”, “Xhelal Hajda” dhe “Rifat Dina”, në vlerë prej 424 mijë e 372 euro.
2. Ndërtimi i kolektorit dhe i shtratit të lumit Hoçë e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac deri në Krushë të Madhe, në vlerë prej 592 mijë e 373 euro.
3. Fushat sportive dhe parqet, në: Nagac, Xërxë, Rahovec, Pataqan i Poshtëm, në vlerë prej 190 mijë euro.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
