Brickos

Naim Zhitia: Demonstratat e vitit 1989, janë zhvilluar  për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar që i kishte fituar me sakrifica të mëdha

Demonstratat e vitit 1989, janë zhvilluar  për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar që i kishte fituar me mund dhe sakrifica të mëdha.

Datat 23, 24, 25, 26, 27 dhe 28 mars 1989, janë data që kanë filluar në ish-ambientet titiste e millosoviqiste të Kuvendit të Kosovës, të cilat nën udhëheqjen e tradhtarëve Sinan Hasani, Rrahman Morina etj., sollën suprimimin e Autonomisë së Krahinës së Kosovës.

Atmosfera tradhtare e nisur në Kuvendin e Kosoves  goditjen e parë e morri nga 10 deputet që kundershtuan ndryshimet kushtetuese, pastaj goditja  e madhe erdhi nga demonstrata e medha qe u zhvilluan ne të gjitha anët nëpër Kosovë.

Këto demonstrata që pas vitit 1981 ishin më masivet më populloret, ishin të organizuara e të drejtuara nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe në mënyre të veçantë nga udhëheqja e sajë e drejtoërdrejt nga Sekretari Organizativ i Komitetit Drejtues, Heroi i Kombit Afrim Zhitia.

Në ato demonstrata të mëdha, kan ra dëshmor 28 demonstrues, te cilët me derdhjen e gjakut për Atdhe, fituan pavdeksinë dhe u bënë dëshmorë të kombit e keta janë,

1.Ismet Krasniqi

2.Betim Shala

3.Sevdat Xhafolli

4.Shukrije Obertinca

5.Mustaf  Veselaj

6.Mehmet  Ejupi

7.Gjymshi  Badallaj

8.Gjylber  Badallaj

9.Hajrim  Badallaj

10.Ismet Qorraj

11.Salhi  Hadergjonaj

12.Muj   Mehmeti

13.Agim Kukleci e të tjer.

Lavdi heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.

Rroftë populli shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …