Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin. Në një konferencë për shtyp, Santos theksoi se “jam e keqardhur për këtë lloj deklarate nga Greqia. Aq sa di autoritetet gjyqësore po bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhet me zgjedhjet. Duke qenë se çështja nuk është mbyllur nga organet gjyqësore duhet të presim vendimin e gjykatës, pasi është në proces gjyqësor. Santos u shpreh se “nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme”. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj saj. Po i ndjek informacionet, por ajo që mund të them është se po pres për vendimin”, tha Santos. Fredi Beleri, kandidati i koalicionit Berisha-Meta “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 2023 në Himarë, u arrestua më 12 maj, 2 ditë para se të mbaheshin votimet me akuzën për korrupsion zgjedhor. Ai u shpall fajtor ndërsa pritet vendimi i formës së prerë.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …