Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, prit në një takim raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, prit në një takim raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, prit në një takim raportuesen  për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. Ai shprehet se e ka informuar zyrtaren e BE për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar “Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave  E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi. Më tej gjatë takimit ai vlerësoi edhe rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe seancat plenare. “Rikthimi i opozitës në normalitet është një sinjal i mirë pas disa muajsh kaosi e sjelljesh aspak europiane.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …