Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërcënon Serbinë me padi për gjenocid

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërcënon Serbinë me padi për gjenocid pikërisht tani, kur dëshiron të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës  dhe përmes tyre të nisë padi kundër Serbisë. Është pjesë e një plani masiv për sulme dhe presion ndaj popullit serb dhe Serbisë. Do të durojmë dhe do të fitojmë”, citohet të ketë thënë Vuçiq gjatë një vizite në njësitë në aeroportin ushtarak në Batajnicë. Ai thotë  se një sjellje të tillë Kurtit ia kanë mundësuar pak ditë më parë raportuesja për Kosovën, Dora Bakojani dhe vendet perëndimore duke rekomanduar që Kosova të anëtarësohet në Këshill. Kurti ka pritur deri më tani që një shtet tjetër të bëjë padi për gjenocid sepse Kosova nuk njihet nga Kombet e Bashkuara dhe nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …