Latifi: Fëmijët me autizëm janë pjesë e botës, jo botë në vete!

Dita Botërore e Autizmit, synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Fëmijët me çrregullime të tilla kanë nevojë për dashuri, kanë nevojë të pranohen dhe të socializohen si të gjithë fëmijët e tjerë, ndaj për ta nuk ka vend për diskriminim.

Do të jemi gjithmonë pranë tyre!

Janë pjesë e botës, jo botë në vete! Autizmi nuk zgjedh! ka shkruar mes tjerash në rrjetin e tij social facebook, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …