Ali Ahmeti: Fronti Europian është misioni ynë historik

Fronti Europian: VMRO sulmon Frontin dhe promovon opozitën shqiptare!

 Të frikësuar nga fitorja e Frontit Europian, VMRO-DPMNE dhe krerët e saj, vazhdojnë të shpifin kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa akuzojnë njëjtë sikurse qendrat e shumta pro-ruse në Maqedoninë e Veriut. Së fundmi, nënkryetari i VMRO-së, Timço Mucunski, ka akuzuar BDI-në për korrupsion duke shtua se “lidershipi aktual i BDI-së nuk duhet të ketë pozicion në asnjë qeveri të ardhshme që do të formohet”. BDI dhe Fronti Europian vlerëson se VMRO-DPMNE është partia e fundit që duhet të flasë për krimin dhe korrupsionin, sidomos kur dhjetëra procese gjyqësore janë ende aktive kundër zyrtarëve të saj që nuk arritën të largoheshin nga vendi.

E përkujtojmë Mucunskin dhe VMRO-në se, sikurse në dy ciklet e fundit zgjedhor, BDI ka qenë ajo që i ka fituar zgjedhjet dhe se, njëjtë do të ndodhë edhe më 24 prill dhe më 8 maj, kur Fronti Europian i kryesuar nga BDI, do të jetë fituesi absolut dhe çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme. Opinioni publik me kohë e ka të qartë se cila parti e dëshiron luftën kundër korrupsionit dhe cila parti është sinonim i krimit dhe korrupsionit.

Thirrja e Bashkimit Demokratik për Integrim për veting të gjithsecilit që drejton apo nominohet për të drejtuar ndonjë detyrë shtetërore mbetet e hapur, përkundër refuzimit për ta votuar pikërisht nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Për të dëshmuar të kundërtën, e sfidojmë Mucunskin dhe Mickoskin që t’u bëjnë thirrje deputetëve të tyre dhe që tani – me këtë përbërje aktuale të deputetëve – ta miratojmë propozim-ligjin e BDI-së për veting që me vite pret në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …