Rexhep Selimi

Michael Dojl: Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për përgjigjet ndaj Parashtrimeve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Mihael Dojl, bëri të ditur se është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për paraqitje të përgjigjeve ndaj parashtrimeve të Prokurorisë. Ai në një konferencë për media, ka dhënë informacione edhe për dëshmitarët në rastin e Thaçit dhe të tjerëve që janë duke u gjykuar. Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 54-t i thirrur nga Prokuroria filloi dhënien e dëshmisë të martën. Ky është dëshmitar i mbrojtur, dëshmia e të cilit u mbajt plotësisht në seancë të mbyllur, sipas urdhrit të Trupit Gjykues për mbrojtjen e dëshmitarit. Seanca gjyqësore ka vazhduar  me dëshmitarë të rëndësishëm, si Shon Bërns, ish-shefi i Misionit Amerikan të Vëzhguesve Diplomatikë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …