leoni

Sondazhi i Barometrit në Euronews Albania zbulon mbështetjen për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë

Sipas sondazhit të Barometrit në Euronews Albania, lidhur me Bashkimin Kombëtar, qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri shprehin një mbështetje të gjerë për një referendum për bashkimin e dy vendeve. Në Shqipëri, 82.9% e të anketuarve do të votonin pro bashkimit, ndërsa në Kosovë ky numër është 70.6%. Një përqindje shumë e vogël e anketuarve në të dy vendet, 12.7% në Shqipëri dhe 24.2% në Kosovë, shprehin që do të votonin kundër në një referendum të tillë. Rezultatet e sondazhit tregojnë se shqiptarët e Kosovës janë më të qëndrueshëm në besimet e tyre për bashkimin kombëtar krahasuar me shqiptarët e Shqipërisë. Ndërkaq, edhe pse shqiptarët e Shqipërisë kanë nivele të larta të dakordësisë në disa pyetje, ata luhaten në përqindjet e tyre kur bëhet fjalë për detyrën e tyre. Në referendum ose gatishmërinë për të paguar një taksë për këtë qëllim. Qytetarët e Kosovës shfaqin një nivel më të qëndrueshëm dhe më të matur në besimet e tyre për bashkimin kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …