Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” ndihmojë, 80 familje me nga një pako ushqimore

Edhe Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” ndihmojë, 80 familje me nga një pako ushqimore në komunën e Malishevës. Përgjegjësi pran drejtorisë për Mirëqenie sociale, Hysni Xhyliqi e falënderoi, Shoqatën Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për këtë ndihmë bamirësie, që po u ofron familjeve në nevojë të komunës së Malishevës, në muajin e shenjtë të ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit. Njëherit tha se kjo shoqatë po thuajse në çdo festë dhe nevojë të qytetarëve tanë ju del në ndihmë, jo vetëm me pako ushqimore, por edhe higjienike, veshmbathje si dhe në strehim, prandaj ne, si institucione komunale do të ofrojmë bashkëpunim edhe në të ardhmen me këtë shoqatë, me qëllimin e vetëm që t’u ndihmojmë qytetarëve tanë që  t’i kalojnë më lehtë vështirësitë socio-ekonomike, ku shporta e përditshmërisë për një familje është rritur shumëfish, tha drejtori Xhyliqi.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Ekrem Kastrati: Po përmbyllim një javë të jashtëzakonshme në Malishevë!

Jemi shumë të kënaqur që përfunduam një javë të mbushur me aktivitete dhe festime që …