leoni

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të dielën, në Nju Jork tha se sulmi me dronë i Iranit mbi Izraelin, ishte  një kërcënim dhe jo ​​një veprim”. Ambasadori iranian shtoi se Izraeli nuk duhet të ndërmarrë asnjë përgjigje ushtarake për sulmin e të shtunës. I pyetur nëse veprimet e vendit të tij kishin rrezikuar përshkallëzimin drejt një lufte më të gjerë, ambasadori tha: Ishte e drejta jonë legjitime të përgjigjemi sepse ata filluan agresionin kundër ambienteve tona diplomatike. Izraeli arriti të zmbrapsë pjesën më të madhe të sulmit të fundjavës së Iranit, me ndihmën e sistemit të tij mbrojtës Airon Dome dhe forcave nga Amerika, Britania e Madhe, Jordania dhe Franca. Në sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit kundër  Izraelit, Republika Islamike lëshoi ​​rreth 350 dronë dhe raketa në tërë territorin e këtij shteti.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …