Përkujtohet ish-deputeti Hysni Salihu nga Smira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të fshatit Smirë, familjarë e të afërm, i kanë bë nderime ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu, në 24-vjetorin e vdekjes.

Me këtë rast, u kujtua me respekt vepra dhe kontributi i tij, i cili bashkë me delegatë të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kishin miratuar Deklaratën Kushtetuese të Pavarsisë së Kosovës e njohur si Deklarata e 2 korrikut dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dy dokumente të rëndësishme që i paraprinë lëvizjeve për pavarësinë dhe lirinë e vendit.

Me këtë rast kryetari Haliti tha se institucionet e ndiejnë obligim respektimin dhe vlerësimin e njerëzve, që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për vendin.

May be an image of 16 people and monument

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …