272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim studentët vitias të cilët kanë përfituar bursa për vitin akademik 2023/24. Me këtë rast, ai ju ka uruar atyre suksese në studime. Ai gjithashtu ka folur për përkushtimin e komunës që t’i mbështes ata në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. I pari i Vitisë theksoj se qeverisja lokale e kësaj komune është e vetëdijshme për  rëndësinë e mbështetjes së studentëve, duke shtuar se për  këtë ai kishte marrë vendim që numri i përfituesve të bursave studentore të rritet dhe të jenë përfitues të gjithë studentët që plotësojnë kriteret sipas rregullores komunale. Ndërsa drejtoresha e Arsimit Arta Ajeti, ka bërë ndarjen e vendimeve për studentët vitias, të cilët janë përfitues të bursave studentore për vitin akademik 2023/24, e që sipas listës së publikuar janë gjithsej 272 studentë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …