Gjatë qëndrimit në Hanover të Gjermanisë, kryeministri, Albin Kurti mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”.

Gjatë qëndrimit në Hanover të Gjermanisë, kryeministri, Albin Kurti mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”.

Kryeministri,  Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Hanover të Gjermanisë, mori pjesë në Panairin “Hannover Messe 2024”. Ai me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka takuar edhe pjesëtarë të mërgatës atje, me të cilët bisedoi për përfshirjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti dhe tema tjera me interes. Kryeministri Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend, dhe me rezultatet e qeverisjes tash më shumë se tri vjet, dhe me politikat sociale dhe zhvillimore të qeverisë, përfshirë ato të punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës frymëzuar nga modelet e arsimit dual që i gjejmë pikërisht në Gjermani, Zvicër e Austri”, thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministrit. Kryeministri ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …