DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e BIA-s, Aleksander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-ve, mbetet i pandryshuar. Ne jemi të zhgënjyer të shohim që dy persona të sanksionuar janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për zotin Vulin është i njohur. Ai mbetet nën sanksionet tona. Aleksander Vulin, ish-shefi i BIA-s, është propozuar si kandidat për zëvendëskryeministër në qeverinë e re të Serbisë. Reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit tregon qëndrimin e tyre të palëkundur në lidhje me personat të cilët janë nën sanksionet e tyre, ndërkohë që kjo çështje mund të sjellë tensione të reja në raportet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …