Në Shqipëri është mbajtur një tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve. Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve. Gjatë tubimit dhe marshimit janë dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve dhe është bërë thirrje për ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez. Të pranishmit në tubim me flamuj të Shqipërisë dhe Palestinës mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndal krimet e luftës së Izraelit në Gaza”, “Të ndalohet rrethimi i Gazës” dhe “Stop vrasjen e fëmijëve”. Pas tubimit u organizua edhe marshim përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë”, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për ndalimin e luftës dhe ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez. Edhe më parë në Shqipëri janë organizuar disa tubime në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez dhe për dënimin e sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve, por jo në Kosovë, pasi nuk ka pasur një reagim qeveritar kundër krimit e terrorit fashist të Izraelit, mbi popullatën civile palestineze.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
