leoni

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë vizituar nga afër punimet që po bëhen në rregullimin e fushës sportive dhe shtrimit me gomë, prapa objekti të vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Përndryshe në afërsi të kësaj fushe po ndërtohet edhe palestra shkollore sportive. Ndërkaq dje është bërë edhe shtrimi i fushës sportive të futbollit dhe atij të volejbollit të Sh.F.M. U “Dëshmorët e Vitisë” në Viti.

لا يتوفر وصف للصورة.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …