Kryetari Latifi priti në takim z. Naim Cahani, ekspert i angazhuar nga GIZ

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe grupi punues për lehtësimin e barrës administrative në komunën e Rahovecit, pritën në takim ekspertin e angazhuar nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), z. Naim Cahani, me të cilin diskutuan rreth lehtësimit të barrës administrative, që ka për qëllim thjeshtimin e procesit dhe uljen e shpenzimeve të qytetarëve dhe bizneseve për marrjen e shërbimeve në administratën publike. Përgjatë takimit, palët shprehën dhe vlerësuan gatishmëri për bashkëpunim në këtë proces të rëndësishëm, e që bashkëpunimi me GIZ-in çdoherë ka dhënë rezultate të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e dytë publik me qytetarët më 19 dhjetor 2025

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se takimi i Dytë publik …