Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë iniciuar mbajtjen e një tryeze me subjekte politike dhe ekspertë për çështje të demarkacionit, që parashihej të mbahej para se kjo çështje të procedohetjnë Kuvend, por kjo ende nuk ka ndodhur. Kryekuvendari, Kadri Veseli ditë më parë deklaroi se mund të organizojë një takim të tillë, vetëm po të kishte kërkesë me shkrim. Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti thotë se rregullorja e Kuvendit, nuk parasheh diskutim në formën e tillë, siç është tryeza e kërkuar me partitë politike dhe ekspertët. Ndërsa thotë se është mirë që të debatohet dhe të gjithë të jenë të informuar, se si në të vërtetë është puna me Demarkacionin, se çfarë humb dhe çfarë fiton Kosova nga marrëveshja në fjalë, e cila ka polarizuar tashmë shoqërinë. Haliti thotë se kryeministri Mustafa mund edhe të thërras seancë të jashtëzakonshme për demarkacionin, por mbetet çështje e deputetëve të votojnë pro apo kundër.
Kontrolloni gjithashtu
Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
