Qeveria e Kosovës

Shtyhet mbledhja e Qeverisë ku ishte paraparë të diskutohej për Demarkacionin

Edhe pse Qeveria e Kosovës, kishte paraparë që në mbledhjen e nesërme si pikë e rendit të ditës të jetë demarkacioni, kjo mbledhje nuk do të mbahet, pasi që është shtyrë për një ditë tjetër, me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa. Burime të lajmeve bëjnë të ditur se vendimi për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë,  e cila ishte paraparë të mbahet nesër, është bërë me kërkesë të kryeministrit. Ka qenë si pikë e rendit të ditës dhe Demarkacioni. Por para dhjetë minutave me kërkesë të kryeministrit, mbledhja e Qeverisë është shtyrë për një ditë tjetër. Nesër nuk do të mbahet”, thonë burime të Kosovapressit brenda Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …