Kombet e Bashkuara njoftuan se në dy javët e fundit më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, që është objektivi i ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu. Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, në deklaratën e saj në platformën e mediave dha informata rreth palestinezëve që u detyruan të migrojnë për shkak sulmeve izraelite. Në deklaratë thuhet se nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza dhe se “Sa herë që familjet zhvendosen, jetët janë në rrezik serioz. Njerëzit janë të detyruar të lënë gjithçka pas në kërkim të sigurisë”. Më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të migronin nga Rafah drejt pjesëve të tjera të Gazës në dy javët e fundit”, thuhet në deklaratën në të cilën u bë thirrje për armëpushim. Në deklaratën e saj më 6 maj, ushtria izraelite paralajmëroi se disa lagje në lindje të Rafas, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë, duhet të evakuohen.
Kontrolloni gjithashtu
Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
