Brickos

Donald Lu

Donald Lu i zhgënjyer me Lulzim Bashën lidhur me “ Reformën në drejtësi”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë fshehur zhgënjimin me përgjigjen e opozitës, por ende nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për kompromis.  Pas publikimit të propozimit të ri të Partisë Demokratike, ambasadori amerikan tha se “është i zhgënjyer me përgjigjen e zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi, që iu la në dorë kryetarit të Partisë Demokratike nga ana e Viktoria Nuland gjatë vizitës të së dielës në Tiranë”.  Siç e përshkruan ambasadori amerikan, propozimi ishte një zgjidhje në mirëbesim, gjysma nga qeveria, gjysma nga opozita. Ndërsa për propozimin e Partisë Demokratike, Donald Lu thotë se kjo është diçka që vetë zoti Basha ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Komisionit të Venecias.  Megjithatë, ambasadori amerikan thotë se është ende duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid, të diskutuar të dielën me Ndihmëssekretaren Nuland. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …