Me aktivitete të shumta është  shënuar “Dita e Shëndetësisë” në Ferizaj

Në prag të 15 Qershorit-Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj, janë zhvilluar aktivitete të shumta. Këto aktivitete kanë filluar me homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, homazhe te obelisku QKMF-Ferizaj, homazhe në Gërlicë te obelisku i Rexhep Bislimit. Në këto aktivitete ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, ushtruesi i detyrës së Spitalit Rajonal të Ferizajt Fikret Arifi, drejtorë të drejtorive komunale si dhe mysafirë të shumtë. Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini. Ai ka thënë se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për shëndetësinë ferizajase, ndërsa ka falënderuar të gjithë mjekët dhe infermieret që po punojnë me përkushtim për trajtimin e pacienteve. Pas kësaj është bërë edhe një ushtrim fushor me emergjencat e rajonit të Ferizajt. Në fund janë ndarë mirënjohje nga këshilli organizativ në kryeje me Selim Begën.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …