Deputetja, Hykmete Bajrami, krekosjen e Kurtit se do t’ i fitojë zgjedhjet, e quan një lojë të dështuar të kryeministrit të dorëzuar

Deputetja, e LDK-së, Hykmete Bajrami, krekosjen e Kurtit se do t’ i fitojë zgjedhjet e ardhme, e quan një lojë të  dështuar të  kryeministrit të dorëzuar. Ajo ka radhitur dështimet e kësaj qeverie duke numëruar disa prej tyre si,  asnjë banesë për çiftet e reja. Asnjë rrugë e përfunduar. Me dy-tri çerdhe të nisura e 160 të premtuara. Me shtrenjtim të rrymës. Me dështime të njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi. Me asnjë rezultat në ekonomi. Me tenderë njëburimor për çdo ditë. Tash partia në pushtet është në panik sepse i dështoi nisma për ta instrumentalizuar dhe nënshtruar opozitën me zgjedhje e duke u shitur viktimë. Në zgjedhje do të shkojmë duke të kërkuar llogari për mashtrimet dhe propagandën dhe jo duke mashtruar se nuk iu la opozita të punoni, shkruan mes tjerash,  deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e …