Ministri i Brendshëm, vrastar, izraelit, Moshe Arbel po qëndron për vizitë në Kosovë, ku u mirëprit miqësisht nga Albin Kurti

Ministri i Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai sot u prit në një takim miqësor nga Kryeministri, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë. Po gjatë ditës së sotme, është njoftuar se ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, organizoi pritje për ditën e Pavarësisë së Izraelit dhe marrëveshjen për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës. Pavarësisht krimeve të përditshme, fashiste, që kryen për ditë kundër popullatës civile palestineze, ky ministër vrastar, të cilin e dënon bota përparimtare, ashtu sikur kishte dënuar krimet e Millosheviqit kundër popullsisë shqiptare, në vitet 1998-1999,  mirëpritet nga Albin  Kurti,  miqësisht.

Kontrolloni gjithashtu

DW: Pasivizimi i dokumenteve në administratë shtetërore të Serbisë, ka prekur mijëra shqiptarë etnikë në Kosovën Lindore

Pasivizimi i dokumenteve në  administratë shtetërore të Serbisë  ka prekur mijëra shqiptarë etnikë në Kosovën …