U shënua dyvjetori i vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj

Organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj” dhe ndihmuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Rahovecit, u shënua dyvjetori i vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, pikërisht në një vend historik, siç është “Maja e Shkodranit”. Xhevdet Bajraj është vlerë e shtuar për komunën e Rahovecit. Poezia e tij e fuqishme mblodhi artistë e krijues letrar nga shumë vise shqiptare. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, I cili me këtë tha se ndjehem i nderuar që pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë aktivitet kulturor, pasi që kisha nderin të takohem me artistë e krijues letrar nga shumë vise shqiptare. Kjo flet për përmasën kombëtare të poezisë së Xhevdetit, i cili e deshi dhe e vlerësoi shumë Rahovecin dhe njerëzit e këtij vendi. Klubi Letrar “XHEVDET BAJRAJ”, do të jetë i mbështetur në vazhdimësi në organizimet e radhës, sepse njerëzit kanë nevojë ta përmbushin jetën e tyre shpirtërore.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe turmë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …