Ariana Shoshi-Musliu: Çështja e padisë për gjenocid ndaj Serbisë nuk është diskutuar në komision

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Shoshi-Musliu, e cila është anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ka deklaruar se çështja e padisë për gjenocid ndaj Serbisë nuk është diskutuar në komisionin ku ajo është anëtare. Këtë temë nuk e kemi trajtuar në komision’’ ka thënë Shoshi-Musliu. Ajo theksoi rëndësinë e kësaj padie për të nxjerrë në pah krimet e Serbisë ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Temë jashtëzakonisht e rëndësishme për të shpërfaqur të vërtetën e krimit të Serbisë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë. Deputetja kritikoi Qeverinë Kurti, duke e cilësuar këtë temë si një çështje elektorale pa hapa konkretë.  Edhe kjo temë për Qeverinë Kurti është vetëm elektorale dhe nuk ka pasur hapa konkret, deklaroi Musliu-Shoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, PDK-ja kërkon miratimin e tij brenda katër javësh

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e …