Kryetari Nura ka prit në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, së bashku me drejtorin për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina dhe drejtorin për Arsim, Kastriot Duraku, kanë prit në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog me bashkëpunëtorë. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes BE-së në Kosovë dhe Komunës së Skenderajt, me theks të veçantë për projektin e ndërtimit të çerdhes publike, afër shkollës fillore “Shaban Jashari”.n Me këtë rast është vizituar objekti i çerdhes, ku kanë parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat ndodhen në fazën e fundit të përfundimit të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …