Besnik Tahiri

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë transparence e ballafaqimi me publikun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mungesë transparence dhe ballafaqimi me publikun. Qeveria aktuale shpesh shmang përgjegjësinë dhe komunikimin efektiv me qytetarët. “Kjo është një qeveri që në secilin ballafaqim me publikun këta ikun prej letërnjoftimit të vet si qeveri 4- vjeçare, cili është ky komunikim,” deklaroi Tahiri. Gjatë dy viteve të fundit, AAK-ja ka qenë grupi më aktiv parlamentar, duke ngritur çështje të rëndësishme dhe duke angazhuar publikun në diskutime dhe debate. “Aleanca ka qenë grupi parlamentar më aktiv në 2 vitet e kaluara unë kam qenë deputeti më aktiv edhe në aspektin e diskutimit por edhe të përmbajtjes. Ne kemi ngrit me dhjetëra debate, 12 tryeza i kemi mbajt në kuvend. Tahiri nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje, duke kritikuar qeverinë aktuale për mos mbajtje të premtimeve dhe mungesë të komunikimit të qartë me publikun.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …