Pas ndërtimit të urave të dëmtuara nga përmbytjet e vitit të kaluar në Kllodernicë të komunës së Skenderajt, tani po intervenohet edhe në Kuçicë, për të ndërtuar urën e re dhe për të mundësuar lëvizje të lirë për banorë dhe qarkullim të veturave të mbetur pa qasjen e duhur që nga vërshimet e janar 2023. I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura i cili tha se, në kuadër të projektit të ndërtimit të urave, edhe fshatrat tjera ku ka pas dëmtime do të trajtohen me prioritet.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
