BIM telegram përkrahjeje kryetarit Erdogan dhe popullit turk

BIM telegram përkrahjeje kryetarit Erdogan dhe popullit turk

Në telegramin e Bashkësisë Islame të Maqedonisë thuhet se përpjekjet për ta rrënuar me dhunë një pushtet legal dhe legjitim, janë të dënueshme sipas të gjitha kodeve të njerëzisë por edhe me Islam. Ajo që ndodhi mbrëmë në Turqi është akt i pastër terrorist”, thuhet në telegramin. Myslimanët e Maqedonisë janë me popullin vëlla turk si dhe me të gjitha organet e pushtetit turk të zgjedhur rrugëve demokratike. Vota e popullit nuk nëpërkëmbet aq lehtë. Të gjithë puçistët dhe shkatërruesit e brendshëm apo të jashtëm të dënohen sipas ligjeve adekuate të shtetit popullor dhe demokratik turk. Si myslimanë të Maqedonisë japim përkrahjen maksimale kryetarit të shtetit, qeverisë dhe të gjitha organeve legjitime shtetërore turke. Përgëzime për vigjilencën e organeve demokratike për t’i dhënë fund një aventure shumë të rrezikshme që përfundoi në të mirë të popullit turk”, thuhet në telegramin e BIM dërguar kryetarit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe popullit turk.

Kontrolloni gjithashtu

Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të …