leoni

Albulena Haxhiu

Ministrja e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu ka vlerësuar se ikja e të burgosurve po nxitet dhe organizohet nga Serbia

Ministrja e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu ka vlerësuar se ikja e të burgosurve nga burgjet e Kosovës po nxitet dhe organizohet nga Serbia. Ajo ka theksuar se shteti i Serbisë po cyt dhe organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës. “Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës”, ka shkruar mes tjerash, ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …