Punëtorët teknik të disa shkollave të Prishtinës ende në grevë për pagat

SBASHK-u ka paralajmëruar se në fillim të këtij viti shkollor mund të ketë greva

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka paralajmëruar se në fillim të këtij viti shkollor mund të ketë greva në fushën e arsimit. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari ka thënë se gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shtator. “Sindikata e Arsimit ka pritur që Qeveria, Kurti, dhe në veçanti ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, të marrin mësim nga greva e tmerrshme e vitit 2022. Por, fatkeqësisht nga ajo kohë ata kanë vazhduar me qasjen e njëjtë të gabuar ndaj dialogut me sindikatat. Dhe, nuk kam pse ta fsheh, që një grevë në muajin shtator është e mundshme të ndodhë. Kjo pasi gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shtator”, ka paralajmëruar kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …