leoni

Kryetari Ramosaj ka vizituar punimet në “Shtabin e Zonës së Dukagjinit” në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj dhe stafin e AMMKM-së, vizituan punimet në “Shtabin e Zonës së Dukagjinit” në Gllogjan. Ata diskutuan të gjitha prioritetet e rëndësishme për finalizimin e këtij projekti, rreth projekteve të reja dhe mundësitë e bashkëpunimit. Drejtori Hakaj theksoi se synim të veçantë kemi promovimin e të kaluarës sonë të lavdishme përmes ndërtimit të memorialeve në gjithë vendin, si dhe ruajtjen, mbrojtjen dhe menaxhimin e duhur institucional. Kryetari Ramosaj, ka Shprehur falënderim të veçantë për angazhimin e drejtorit Hakaj dhe AMMKM-së, në procesin e finalizimit të këtij projekti!

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …