Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, kritikoi Vetëvendosjen, për luftën kundër medieve e fjalës së lirë

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,  kritikoi  Vetëvendosjen, për luftën kundër medieve  e fjalës së lirë. Luftën e posaçme ndaj medies dhe fjalës së lirë, partia në pushtet e ka hobi e po ashtu edhe “kinezët e indianët” që ua rrisin “shikueshmërinë”, por kjo nuk është çështja kësaj radhe. Problemi është pse i ikin ballafaqimit me të vërtetën. Është më se evidente se teksa po i afrohemi zgjedhjeve, partinë në pushtet e ka kapur paniku për shkak të humbjes së besimit qytetar. Le të dalin e t’i tregojnë audiencës se si pasaportat e lëshuara nga Serbia për qytetarët serbë të Kosovës vlen liberalizimi i vizave. Kjo si çështje e fundit, dhe të gjitha me radhë prej ditës që kanë shkelur në qeveri”, deklaron Kushtrim Xhemaili.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …