Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me familjarë të Dëshmorëve të Kombit, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputetë, ish eprorë të lartë të UÇK-së dhe qytetarë, kërkuan lirimin e luftëtarit të lirisë, veteranit të UÇK-së nga Ferizaj, Blerim Ramadani, i cili tash e një javë po mbahet padrejtësisht në paraburgim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me fletarrest nga Serbia.
I gjithë Ferizaj e mbarë Kosova kërkon Liri për Blerimin! Liri për çlirimtarin!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
