Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ndryshime në Kuvend dhe Qeveri

Partia Socialiste e Shqoërisë sot ka mbajtur kongresin e saj gjatë së cilës u bënë edhe disa ndryshme në institucionet më të larta të vendit. Kryeministri, Edi Rama bëri të ditur se në vend të kryetares së deritashme të Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollës, e cila është larguar për shkaqe shëndetësore, në vend të saj do të emërohet Elisa Spiropali. Ministri i deritashëm i Punëve të Brendshme, Taulant Balla do të zëvendësohet me Ervin Hoxhen. Kryeministri, Edi Rama ka marr vendim për ta larguar deputetin Bledi Çuçin nga pozita e shefit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe këtë përgjegjësi ia ka deleguar Niko Peleshit. Këtë të fundit e ka liruar nga pozita e ministrit të Mbrojtjes, detyrë të cilën ia ka besuar Piro Vëngut. Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka bërë ndryshime edhe në pozita të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …