Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bisedoi në Tetovë me ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në Tetovë Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e veriut, z. Denion Meidani, të cilin e përgëzoi për detyrën e re dhe e siguroi që marrëdhëniet vëllazërore midis tij dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në vend do të vijojë si gjithmonë.  Ai njoftoi Ambasadorin Meidani për situatën aktuale politike në vend dhe pasojat që mund të sjell vendimi për të suspenduar dhe mos respektuar vullnetin e popullit shqiptar të shprehur në zgjedhje demokratike më 8 maj.  Ali Ahmeti njoftoi ambasadorin Mediani për angazhimin e z. Pol Williams dhe ekipit të tij të ekspertëve për hartimin e platformës së legjitimitetit dhe moslejimin e nëpërkëmbjes së vullnetit të shqiptarëve.  Gjithashtu u fol për korridorin 8 dhe u dakorduan që është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor historik midis dy vendeve dhe do të vijojë së ndërtuari. Porti i thatë në Strugë, kontrolli i përbashkët i kufirit, ndërtimi i hekurudhës Kërçovë – Durrës, korridori 8, me doemos të vazhdojnë dhe të realizohen në përpikmëri, tha mes tjerash, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, PDK-ja kërkon miratimin e tij brenda katër javësh

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e …