Qeveria e Kosovës, pavarësisht deklaratave paraprake, pompoze dhe mujshare, i ka përfillë dy kërkesa të ndërkombëtarëve

Qeveria e Kosovës, pavarësisht deklaratave paraprake, pompoze dhe mujshare,  i ka përfillë dy kërkesa, që ia kanë shtruar ndërkombëtarët derisa  po shpërfaqeshin synimet për të hapur Urën mbi Ibër për qarkullim të automjeteve. Ka bërë testimin e urës – siç kishte rekomanduar një shtet anëtar i QUINT-it dhe ka zhvilluar diskutime me serbët lokalë. Në ditën kur u prezantua raporti se ura është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale, Kryeministri Kurti iu tha gazetarëve se s’bëhet fjalë për diskutim, por për hapje. Të njëjtën ditë shefit të qeverisë i shkuan dy mesazhe të forta, një nga Ambasadori Hovenier se hapja e urës rrezikon ushtarët amerikanë dhe një tjetër nga Komandanti i KFOR-it që paralajmëroi kundër veprime, të njëanshme dhe të pakoordinuara duke e theksuar se nuk do të  hezitojnë të ndërmarrin masa,  nëse krijohen tensione.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …