Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Në vend që të diskutohet për cilësinë e arsimit, pushteti krenohet me hapjen e aplikimit për subvencionim të teksteve

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku, ka kritikuar nivelin e diskutimit të pushtetit karshi temës së arsimit. Ajo  tha se në vend që të diskutohet për cilësinë e arsimit, pushteti krenohet se në ditën e parë të hapjes së aplikimit për subvencionim të teksteve shkollore kanë aplikuar 600 mijë prindër. Drejtoresha e Arsimit  nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, paralajmëroi për “reformën arsimore më të madhe ndonjëherë në Prishtinë”. Në kryeqytet ka mijëra nxënës në një shkollë, në ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën do të implementohet mësimi gjithëditor, ndërsa nxënësit e klasave 6-9 do të akomodohen në objekte të tjera. Ne i kemi rinovuar të gjitha objektet ku do të sistemohen këta nxënës” tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …