leoni

Komuna e Skenderajt nis dëgjimet buxhetore për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027

Komuna e Skenderajt ka nisur sot dëgjimet buxhetore për hartimin e buxhetit për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.  Dëgjimi i parë është mbajtur me banorë të Klinës së Epërme, në të cilin drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka paraqitur para qytetarëve draft-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe investimet e mundshme kapitale. Edhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj ka arsyetuar projektet e parashikuara për investime kapitale për vitet në vijim, por duke dëgjuar qytetarët edhe kërkesat për investime në zonat e tyre të banimit. Dëgjimi i dytë pas Klinës së Epërme është mbajtur në Runik. Edhe në këtë takim është paraqitur para qytetarëve versioni fillestar i buxhetit 2025 dhe parashikimet për vitet pasuese. Edhe banorët e Runikut kanë parashtruar kërkesa për projekte, që kanë të bëjnë me asfaltim rrugësh, sistem të kanalizimit dhe investime të tjera. Të enjten mbahen edhe dy dëgjime tjera, njëri në Turiqec dhe tjetri në qytet, konkretisht në sallën e Kuvendit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj me Stacionin e Ri të Autobusëve – model në gjithë vendin

Një nga projektet më të veçanta të Komunës së Ferizajt dhe e domosdoshme për krijimin …