Lekaj

Lekaj u bënë thirrje deputetëve që të mos e votojnë demarkacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një letër drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, u ka bërë thirrje që të mos e votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ai u ka përkujtuar atyre se nëse votojnë kundër kësaj marrëveshje, do të dëshmojnë se sovrani i Kosovës janë deputetët. Duke besuar në kredibilitetin tuaj, perso­nal dhe profesional, të plotfuqishëm që të tejkalohet situata e demarkacionit, duke kundërshtuar versionin aktual, që Kosovën e dëmton me mbi 8 mijë hektar tokë,  vota jonë e bashkuar për ta ndalë këtë version, do të jetë dëshmi se sovrani i Kosovës jeni ju.  Ne besojmë në ju, andaj kundërshtimi juaj e vërteton besimin qytetarë që do ta keni rastin ta dëshmoni!”, thuhet në letrën e deputetit, Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …