Komuna e Rahovecit nënshkruan aneks kontrata për praktikë për zhvillim profesional të të rinjve

Në bazë të marrëveshjes për realizimin e masës aktive në tregun e punës, janë nënshkruar aneks kontratat për vazhdimin edhe për 5 muaj praktikë ndërmjet Komunës së Rahovecit, Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (ReLOaD2/UNDP) dhe të rinjve: Shkurte Zogaj, Agnesa Durguti dhe Ibrahim Ejupi. Me këtë synohet të mbështet përfshirja e të rinjve në tregun e punës dhe të rritet aftësia e tyre profesionale, duke kontribuar kështu në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, si dhe përmirësimi i mundësive të punësimit në rajon. Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar në ofrimin e kushteve të favorshme për mbështetjen e të rinjve, duke promovuar mundësitë e tyre për zhvillim dhe sukses në karrierë

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …